Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në, nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare.
Është mbajtur takim online i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe Gjermanisë Hajko Mass. Ministrat Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva e kanë quajtur historik bashkëkryesimin e dy vendeve me Procesin e Berlinit që ndodhë për herë të parë që nga fillimi i procesit, me një vend anëtar dhe një vend kandidat.
Osmani gjatë konferencës së përbashkët tha se kryesimi i dy vendeve është moment historik me simbolikë të madhe që vërteton se rajoni ndërmerr iniciativa dhe përgjegjësi ndaj proceseve që e përcaktojnë ardhmërinë e tij.
“Vlerësoj se bashkërisht mundemi shumë, vlerësoj se kemi miq që na mbështesin dhe na ndihmojnë, kemi interes të përbashkët të jetojmë në rajon evropian dhe jemi shumë afër që të mos gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ne kemi detyrim serioz që të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë që gjeneratave të ardhshme t’u lëmë barrën e raporteve reciproke, diçka që gjenerata e kaluar, por edhe e jona nuk ka arritur tërësisht ta tejkalojë”, deklaroi Osmani.
Bullgaria kërcënon me veto
Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, tha se Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën e bllokimit, por përgjegjësia do të bjerë edhe mbi politikanët në Maqedoninë e Veriut
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar prej vitesh dhe kjo mua më habit që juve u duket diçka e re. Po do të mbajmë përgjegjësinë tonë, ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi. Por shumë do të doja që edhe kolegët në Shkup ta kenë përgjegjësinë e tyre. Duhet këtë ta theksoj se nuk ka shumë të tillë që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht për vendet e Ballkanit. Dhe këtë mundësi mendoj se Shkupi nuk duhet ta lëshojë”, deklaroi deklaroi Ekaterina Zaharieva.
Mass: Bëjmë përpjekje që fqinjët të gjejnë zgjidhje
Ministri gjerman i Punëve të Jashtëm Hajko Mass tha se do të bëjnë përpjekje deri në momentin e fundit që mes dy fqinjëve të ketë marrëveshje. “Kjo është parakusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe do të vazhdojmë të punojmë, në pajtueshmëri me kërkesat e të dy palëve”, tha Hajko Mass.
Çka do të sjellë Samiti i Sofjes
Kryeministri Zoran Zaev pret që samiti në Sofje të dërgojë edhe një herë mesazhin e hapjes së kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut.
“Pres mbështetje serioze për rrugën evropiane të të gjashtë shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë kandidatë dhe duan më shpejtë të jenë anëtarë të plotë të BE-së. Dhe sigurisht që pres që samiti i Berlinit, nesër, të dërgojë edhe një herë mesazhin në fillim të negociatave, respektivisht hapjen e kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut”, deklaroi Zoran Zaev.
Sot (10 nëntor) në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit bashkëkryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të mbahet Samiti i Sofjes, ku do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim pritet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale./DW
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...