Kokalari-Haki Abazit: Ti ke pasur zyrë në Beograd

08:27 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një debat i fortë është shënuar në Çim Peka Live midis ish-zv.kryeministrit kosovar në qeverinë Kurti. Haki Abazi dhe aktivistes pro Trump, Evi Kokalari. Kokalari akuzoi Abazin se ka pasur zyrë në Beograd.

Aktivistja Evi Kokalari: Nuk jam dakord me konstatimet e Abazit. E vetmja gjë që ka bërë VV-ja kanë qenë protestat

Kokalari-Abazit: Trump dhe Grenell nuk kanë humbur. Ne po sfidojmë pseudo-demokracinë

Abazi-Kokalarit: E kemi parë në 4 vite se çfarë demokracie keni udhëhequr. Trump ka pasur mosrespektim të rekomandimeve të institucioneve

Kokalari: Keni pasur zyrën tuaj personale në Beograd, dua të di arsyen dhe cilat janë lidhjet tuaja me Serbinë

Abazi-Kokalarit: Lideri im është Albin Kurti, nuk është problemi yt ky.

Abazi-Kokalarit: Nuk kam pasur kurrë zyrë personale në Beograd. Zyra ime ka qenë në Neë York

Për 11 vite kam qenë drejtori i fondacionit ‘Rockefeller Brothers Fund’, për Ballkanin perëndimor

Gjermania nuk e ka fuqinë të heqë Grenell. Kjo është gënjeshtër

Kokalari-Abazit: Je duke akuzuar rëndë Grenell. Amerika ka qenë e paanshme. Jeni shumë të shpërndarë

Çfarë përpjekjesh keni bërë në kohën e qeverisjes, që të uleni me administratën Trump?

Abazi-Kokalarit: Pse ambasadori Grenell

Grenell gjeti një mundësi të përfitonte duke u dredhur dorën shteteve të vogla

Albin Kurti, që nga momenti i parë i ardhjes në krye të qeverisë ka pasur bisedime me diplomatë të adm.Trump

Ne shqiptarët duhet ta përfundojmë kohën e servilizmit. Ka njerëz që kanë fërkuar duart në mes të Neë York për Gjykatën Speciale.

Ne jemi aq naivë sa e dëmtojmë veten deri në masën kur interesi kombëtar i yni bëhet i parëndësishëm.

Paturpësinë e Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit e kemi parë për më shumë se dy vite. Racionaliteti politik nuk ua shpjegon sjelljet

Rama po e vazhdon avazin e vjetër të dështimit të politikës shqiptare në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme