Prej më shumë se një viti, këngëtarja shqiptare Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Genta ka treguar më herët se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar “google translate” dhe nëna e këngëtares për t’u njohur më tepër.
“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë… Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova.”- ka thënë më herët këngëtarja. Mirëpo, gjërat që s’i presim aspak në jetë rezultojnë më të bukurat dhe kështu ka qenë edhe dashuria e tyre.
Genta dhe Usta janë bërë të pandarë nga njëri-tjetri dhe e kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët. Madje, Usta është munduar të mvsojë shqip dhe sot i ka shprehur ndjenjat këngëtares me gjuhën tonë. Në InstaStory, ai ka publikuar një foto të Gentës ndërsa krahas saj shkruan: “Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka!”
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave