Shefja e organizatës së njohur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch” për Europën, Lotte Leicht, kritikon kryeministrin Rama dhe akuzat e tij të ditëve të fundit ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha si të përfshirë në dosjen e “Shtëpisë së verdhë”.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA si një sulm ndaj “drejtësisë së paprekshme të luftës çlirimtare”. Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur apo një kauzë. Pse po i mbron ata? Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur Gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat. Kosova është duke dhënë një shembull për bashkëpunimin e saj me Gjykatën Speciale”, shkruan Leicht.
Shefja e “Human Rights Watch” për Europën i ka kushtuar vëmendje procesit të zhvilluar sot në Hagë me një seri komentesh në faqen e saj zyrtare në Twitter.
Sipas saj, ky proces do të hedhë më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës.
“Sot ishte paraqitja e parë në gjyq e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar me 3 udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës – në Kosovë dhe më gjerë. Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani më në fund mund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi”, shkruan Leicht./abcnews/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...