Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se një karantinë e dytë e imponuar nga qeveria do të ishte fundi për shumë biznese.
Ai tha se nëse nuk ka përkrahje nga Qeveria, bizneset nuk do të këndellen dot nga dëmi që ua ka bërë pandemia.
“Nëse i kthehemi analogjisë së mjekësisë, mbyllja e dytë do të kishte pasoja fatale. Një pjesë e madhe e tyre do të mbyllej dhe do të dilnin jashtë biznesit. Është dilemë globale, të ruhet shëndeti dhe ekonomia. Vendet tjera e kanë këtë sfidë. Por kanë sistem qeverisës më stabil dhe bizneseve ua kanë ruajtur mirëqënien dhe punëtorëve. Nuk them që shumën që e marrin punëtoret në Francë ta marrin edhe këtu, por pres përgjigje të shpejtë. Ajo që pres nga Qeveria është se nëse shkojmë me konsultime, së paku kjo lakorja ekonomike mund të stabilizohet dhe ekonomia mund të rikthehet nëse ka masa adekuate”, tha ai.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...