Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja është shprehur i shqetësuar që në aktakuzën e Gjykatës Speciale është bërë edhe ndarje në baza fetare në Kosovë.
“Neve na ka brengosur shumë ky pretendim e që mund të ketë qenë pa vetëdije, por Serbia me vite është përpjekur që luftën tonë ta paraqes si luftë të fundamentalizmit islamik”.
Buja në “Debat Plus”, thotë se aktakuza e Speciales është shqetësuese pasi që përmendet “ndërmarrja e përbashkët kriminale”.
“Ne kemi mundur të quhemi si ndërmarrje e përbashkët për lirimin e Kosovës, por jo ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ish-komandanti i UÇK-së thotë se në zonën ku ai ka qenë komandant ai ka pasur njerëz të konfesioneve të ndryshme fetare dhe njerëz me bindje të ndryshme politike
“Kam pasur njerëz të bindjeve të ndryshme politike eprori Migjeni ka qenë zogist. Ai është gjallë dhe mund ta konfirmojë këtë gjë. Ka pasur eprorë të LDK-së. Ka pasur eprorë që kanë ardhur nga FARK-u nga Shqipëria…Vrasje siç pretendohet për bindje politike [nuk ka pasur]. Vëllai im ka qenë në LDK. Unë vet kam qenë udhëheqës i Formumit Rinorë të LDK-së në Lipjan…Ne nuk kemi pasur luftë për bindje politike”, shtoi ai.
Buja thotë edhe shumë ushtarë të UÇK-së ishin viktima të vrasjeve pas luftës.
Ish-komandanti i UÇK-së thotë se familjarët e viktimave që dëshmojnë në Speciale nuk mund të quhen tradhtarë.
“Ata i kanë familjarë…Por nuk duhet të bazohen nga thash e theme politike”, tha ndër të tjera Shukri Buja.
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...