Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ) është i bindur në luftën e pastër çlirimtare të UÇK dhe drejtuesve të saj, andaj me shqetësim të madh po përcjellë ngjarjet pas ngritjes së aktakuzave dhe burgosjes së Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe kryetarit të grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi.
Në një komunikatën e lëshuar nga UBSHGJ, thuhet se drejtuesit e UÇK të rreshtuar krah shteteve demokratike evropiane, SHBA dhe NATO, u vunë në shërbim të popullit shqiptar të vuajtur e të persekutuar, të vrarë e të dhunuar, të përndjekur e të dëbuar, u vunë në shërbim të arritjes së vlerës më sublime të një populli, të arritjes së lirisë dhe krijimit të Republikës së Kosovës”.
“Çmimin e lirisë populli shqiptar i Kosovës e pagoi me më se 13,000 të vrarë prej të cilëve 1,372 ishin fëmijë, me më se 20,000 gra e vajza të dhunuara, me shumë vuajtje psikologjike e fizike e deri me dëbim të afër 1 milion qytetarêve shqiptarë nga trevat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
“Liria ka çmim, por liria ka edhe emër, e ai emër është UÇK dhe aleatët e saj”.
“Andaj të bindur në pafajësinë e të gjithë të akuzuarve, presim lirimin e tyre sa më të shpejtë dhe kthimin pranë familjeve dhe vendit të tyre”, përfundon komunikata.
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë