Google ADS

Qeveria e Maqedonisë miratoi nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim me BERZH për mbështetje të anëtarësimit në BE

22:20 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrat e Qeverisë në mbledhjen e sotme e shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për nevojën nga nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që ka të bëjë me bashkëpunimin për mbështetje të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bashkëpunimi përqendrohet në përforcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe rritje gjithëpërfshirëse, infrastrukturë të qëndrueshme dhe tranzicion drejtë ekonomisë së gjelbër, përfshirë edhe prioritetet për lidhje rajonale dhe përforcim të klimës së investimeve dhe menaxhimit”, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Në kumtesë thuhet se me qëllim të realizimit të pakos së katërt të masave ekonomike për revitalizim të ekonomisë në kushte të KOVID-19, Qeveria solli vendim që Ministria e Ekonomisë të transferojë 60.000.000 denarë nga programi P1 – Masa për përballje me krizën KOVID-19 në llogarinë e posaçme të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup në Bankën Popullore, si kontribut buxhetor për realizim zë masës kredi pa interes për realizim të masës kredi pa interes me 30 për qind grant komponentë për ndërmarrje mikro dhe të vogla përmes Bankës Zhvillimore.

Vlera e përgjithshme e mjeteve për realizim të kësaj mase është 1,9 miliardë denarë (31 milionë euro) prej të cilave 30 milionë euro do të sigurohen përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa 60 milionë denarë (rreth një milion euro) janë bashkëfinancim kombëtar i financuar nga programi P1 Kovid në Ministrinë e Ekonomisë.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte miratuar edhe Protokolli i plotësuar për ndryshime dhe qasje drejtë Marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore, i cili bashkë me propozim-ligjet tjera do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme