Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se krahas kujdesit për shëndetin publik në komunën që ai drejton po punojnë edhe për ekonominë.
Thotë se në Gjilan gjendja nuk është e mirë por e menaxhueshme.
Në këtë komunë janë 310 raste aktive me Covid-19.
Postimi i plotë :
Përveç shëndetit publik, në Gjilan po punojmë që ta ruajmë edhe shëndetin e ekonomisë. Pas rasteve të shumta në tri ditët e fundit, gjendja nuk është e mirë, por e menaxhueshme.
S’ka vend për panik, por për solidaritet e lojalitet të qytetarëve në vendime. Lajmi i mirë është që asnjë rast nuk është shënuar në shkolla e në objekte fetare. Ju lutem t’i bartni maskat, ta mbani distancën e higjienën personale.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është si vijon: 1640 raste pozitive në total, 1272 të shëruar, 310 raste aktive, 39 në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje!
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse