Donald Trump, presidenti që nuk e çoi SHBA-në në luftë!

19:51 | 9 Nëntor 2020
L G

“Lufta e Vietnamit, mendoj se ishte një luftë e panevojshme, pushtimi I Irakut ishte një luftë e panevojshme…mendoj se duhet të jemi më ngurrues për të shkuar në luftë”, deklaronte dikur Jimmy Carter, një nga paktët presidentë amerikanë që nuk e përfshinë vendin në një konflikt të ri.

Donald Trump është dhe ai një prej tyre. Shumë mbështetës të tij e vlerësojnë këtë fakt. Disa muaj më parë, Trumpi e akuzoi lidershipin e vetë ushtrisë amerikane se ka mbetur peng i prodhuesve të armëve. Duke folur në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, ai pat thënë atëherë se krerët e Pentagonit ndoshta nuk e kishin me shumë qejf, sepse “ata duan vetëm luftëra në mënyrë që t’i lumturojnë të gjitha kompanitë prodhuese të bombave dhe avionëve luftarakë”.

Një raport i marsit të këtij viti nga Institutit i Studimeve te Paqes ne Stokholm, SIPRI, tregonte se tregtia e armëve po lulëzon dhe asnjë vend tjetër nuk eksporton armë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Arabia Saudite rezultonte blerësi më i madh në botë. Krahasuar me periudhën e viteve 2005-2009, tregtia botërore e armëve tani vonë rezulton te jetë rritur me 20%. Më së shumti armë janë shitur në rajonin kryesor të krizave botërore – në Lindjen e Mesme, ku tregtia është shtuar me 61% brenda vetëm pesë vitesh./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme