Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit për të zhvilluar takimin e paralajmëruar me perfaqësinë e naftëtarëve, të cilët prej afro një viti protestojne për pagat e prapambetura.
Takimi ishte planifikuar në orën 18.00, por Rama mbërriti vetëm pak para çastesh.
Ndërkohë që naftëtarët do të përfaqësohen nga 6 naftëtarë dhe dy gra naftëtare.
Gratë ndërkohë sot rreth orës 10 të mëngjesit kanë lënë ambientet e grevës, pas 25 ditësh të ngujuara.
Pasi kanë dalë nga greva, ato thanë se e morën këtë vendim prej shëndetit të tyre dhe se shpresojnë të mos dalin të zhgënjyera. Duke e quajtur reagimin e Ramës një dritë jeshile, ato shpresojnë që të dalin me një fitore.
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë