Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar pas paraqitjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para dhomave të specializuara në Hagë.
“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat – përgjigja e thjeshtë, me të vërtetën e madhe nga Hashim Thaçi për akuzat nga Dhomat e Specializuara.”, ka shkruar Lladrovci.
Gjithashtu ai ka cituar deklaratën që ai e ka quajtur të mikut të tij se aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës.
“UÇK lindi në robëri, për ta arritur lirinë. Liria është vlera më sublime jona dhe botës demokratike. Askush nuk ka pasur as ka të drejtë ta mohoj lirinë tonë. Kjo vlerë buroi nga gjiri i popullit si domosdo e rrugës për liri”, ka shkruar ndër të tjera kreu i Drenasit.
Ai ka thënë se është krenar me UÇK-në, me themeluesit, pjesëtarët dhe përkrahësit e saj ndërkombëtarë. Krenar me popullin që ia dha bukën, ujin dhe ushtarin për çlirim nga robëria shekullore serbe. E vërteta për çlirim, është e vërtetë që kombit tonë i solli shumë plagë e lot, por ia vlen. Për liri, ia vlen çdo sakrificë.
“Sakrifica për liri është dhurata më sublime që një qenie njerëzore mund ta bëj për kombin e tij dhe njerëzimin. Të presim faqebardhë, miku im Hashim Thaçi”, e mbyll postimin e tij Lladrovci.
Postimi i tij i plotë:
I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat – përgjigja e thjeshtë, me të vërtetën e madhe nga Hashim Thaçi për akuzat nga Dhomat e Specializuara.
Po ashtu, miku im, Hashim Thaçi deklaroi: Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e aktakuzës.
UÇK lindi në robëri, për ta arritur lirinë. Liria është vlera më sublime jona dhe botës demokratike. Askush nuk ka pasur as ka të drejtë ta mohoj lirinë tonë. Kjo vlerë buroi nga gjiri i popullit si domosdo e rrugës për liri.
Krenar me UÇK-në, me themeluesit, pjesëtarët dhe përkrahësit e saj ndërkombëtarë. Krenar me popullin që ia dha bukën, ujin dhe ushtarin për çlirim nga robëria shekullore serbe. E vërteta për çlirim, është e vërtetë që kombit tonë i solli shumë plagë e lot, por ia vlen. Për liri, ia vlen çdo sakrificë.
Sakrifica për liri është dhurata më sublime që një qenie njerëzore mund ta bëj për kombin e tij dhe njerëzimin.
Të presim faqebardhë, miku im Hashim Thaçi!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...