Suedia nuk i pranon lejet e vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Mërgimtarët që ndodhen atje ankohen për këtë, ndërsa ata të drejtën e vozitjes me leje nga Maqedonia mund ta shfrytëzojnë vetëm gjatë vitit të parë, më pas kjo nuk vlen.
“Për ne është pengesë për shkak se na duhen. Varësisht se ku po shkojmë, ne shkojmë me autobus apo tren në vend të automjetit dhe kjo humb kohë. Nëse me automjet arrin për 5-10 minuta, me tren apo autobus humbet një orë”, thotë mërgimtari Fari Neziri.
Mërgimtarët shtojnë se përveç vështirësive me gjuhën, marrja e lejes së vozitjes po ashtu kushton shumë ndërsa pranimi i lejeve të vozitjes do të ishte lehtësim i madh për ta.
“Disa persona humbën edhe vendin e punës për shkak të lejes së vozitjes. Nëse ka mundësi të ndërhyjë shteti unë do të ishte mirë. Është e vështirë për shkak se shumica punojnë në kompani pastrimi, ku duhet të shkohet nga një vend në vend tjetër dhe nuk mund të shkojmë me autobus, duhet të kemi leje vozitje” shton Nusret Kupa.
Nga MPB thonë se po punojnë në lidhje me këtë problematikë.
“MPB ka dërguar kërkesë deri te Mbretëria e Suedisë për mundësinë e pranimit të lejeve të vozitjes sipas Konventës së Vjenës për komunikacion (1968)|, thonë nga MPB.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...