Qeveria greke ka ri shtyrë deri në datën 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë,Maqedoninë e Veriut,Turqinë dhe Kosovën.
Sipas njoftimit të qeverisë greke,deri në datën 30 mbetet në fuqi memorandumi që lejon kalimin në kufi vetëm personat me leje qëndrimi në Greqi,ata që janë shtetas grekë,shoferët e kamionëve të transportit,diplomatët,ambulancat,mjetet e EULEX,si dhe punonjësit sezonalë që hyjnë në vend për të punësuar në sektorin e bujqësisë.
Ndalohet hyrja në Greqi për qëllime turistike.
Të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë jo më shpejtë se 72 orë nga hyrja në vend,të kenë të plotësuar formularin pfl jo më vonë se 24 orë nga hyrja në vend.
Të gjithë udhëtarët nga këto vende do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë në banesat e tyre.
Tashmë edhe për të udhëtuar drejt këtyre vendeve,do të duhet plotësuar formulari pfl.
Po ashtu,masa kufizuese janë vendos edhe për furgonat në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 2 persona veç shoferit dhe me detyrimin e mbajtjes se maskës,si dhe autoveturat,në të cilat nuk mund të udhëtojnë më shumë se 1 person veç shoferit.
Përjashtim bëjnë rastet që udhëtarët janë të afërm të brezit të parë(familjarë)
Çdo rast i shkeljes së këtyre rregullave,do të gjobitet me 300 euro për çdo person,ndërsa bizneset me 500 euro.
Sipas qarkores së dërguar në pikat kufitare të vendit,shoferët e kamionëve duhet të udhëtojnë të vetëm në kabinën kamionit./tch/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...