Google ADS

Maas: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë zgjidhje

16:06 | 9 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i MPJ-së gjermane, Heiko Maas në konferencën e përbashkët me kolegët nga Shkupi dhe Sofja, Bujar Osmani dhe Ekatarina Zakharieva tha se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në lidhje me kontestin e tyre.

Maas pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme nga procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se bëhen përpjekje përmes përfaqësuesit diplomatikë të zgjidhet kontesti dhe se Gjermania e cila kryeson me BE-në do të bisedojnë me te dyja palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“sa i përket vazhdimit të procesit të integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE, duhet të them se kandidati nuk duhet të ketë çështje të pazgjidhura si në aspekt politik apo në ndonjë ngjarje historike në rajon. Ai vend duhet të bisedojë me vendin anëtar që ka problem dhe duhet të gjejnë zgjidhje. Krijimi i komisionit të përbashkët kishte për detyrë ta zgjidh këtë problem dhe shpresoj se do të gjendet zgjidhje për këtë kontest bilateral”, tha Maas.

Ai shpreson se problemet bilaterale mes dy vendeve do të zgjidhen.

Të ngjashme