?LIVE Edhe Hashim Thaçi vetë deklarohet i pafajshëm: Akuza plotësisht të paqëndrueshme

15:44 | 9 Nëntor 2020
arbresh.info

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, është vetë deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

“Akuza është krejtë e paqësndruesheme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht, për të gjitha pikat e akuzës si të paqëndrueshme”, është shprehur Thaçi.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu./arbresh.info/

Jakup Krasniqi vetë deklarohet i pafajshëm

EKSKLUZIVE| Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme