Haradinaj në zyrat e PDK-së nuk diskuton për presidentin: Kam ardhur t’u ofroj mbështetje

13:07 | 9 Nëntor 2020
M. A.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shkuar në zyrën e PDK-së, siç thotë ai, për t’i mbështetur në këto ditë kur kësaj partie i është arrestuar lideri i saj, Kadri Veseli.

Haradinja nuk ka treguar nëse në këtë takim ka folur për postin e presidentit, shkruan arbresh.info.

Ai, pas takimit para mediave tha se qëllimi i takimit ishte për të shprehu mbështetje në këto rrethana.

“Qellim i vizitës ishte shprehje e përkrahjes në këto rrethana të reja në mungesë të kryetarit Veseli e Hashim Thaçit”

I pyetur për postin e presidentit, Haradinaj nuk ka dashur të komentoj.

“Sot është dita e paraqitjes së parë ne Tribunal. Agjenda e partive vazhdojnë kemi pas mospajtime e rrugëtime ndaras të pluralizmit por kam qenë në UÇK kjo është një përkrahje për UÇK”, thotë ai./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme