Mbetet në paraburgim, Avokati kërkon lirimin me kusht, Jakup Krasniqi: Duhet të jem në vendin tim

12:08 | 9 Nëntor 2020
arbresh.info

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se nuk ka nevojë për avokat, në paraqitjen e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pavarësisht kësaj, avokati i caktuar nga Gjykata Speciale, kërkoi lirimin me kushte të Krasniqit.

“Mbeteni në paraburgim, dhe mund ta kundërshtoni”, është shprehur gjykatësi, Nikola Giju.

Para këtij vendimi, Krasniqi tha se ai do të duhej që në këto momente të ishte me familjen, duke u ndier plotësisht i pafajshëm.

“Nuk kam nevojë për avokat. Insistimi i shokëve dhe familjarëve, sepse mendoj se gjithçka që kamë bërë ka qenë publike. I kam dhënë zë luftës për çlirimin e Kosovës, sepse ato komunikata janë përkthyer në disa gjuhë evropiane. Jam këtu pa të drejtë. Duhet të jem në vendin tim. Në familjen time. Nuk ndjejë asnjë përgjegjësi të vetme. Padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe”, është shprehur Krasniqi.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme