Google ADS

Hoti pas takimit me Osmanin: Forcat politike tash duhet të bëhen bashkë

11:18 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hotin javën e nis me  një takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Hoti pas takimit bëri thirrje që forcat politike tash duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës , raporton Arbresh.info.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit, u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate, për të çuar mesazhin e qartë, për të cilin jam shumë i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike,, proceseve në të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së Presidentit të vendit, ku forcat politike tash duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës për të iu dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me problemet ekonomike që vinë prej saj”, ka deklaruar Hoti.

Shefi i qeverisë Avdullah Hoti nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët e pranishëm.

 

 

http://www.arbresh.info/lajmet/kryeministri-hoti-tregon-se-cka-u-diskutua-ne-takim-me-vjosa-osmanin/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme