Pyetja që na imponon vazhdimisht lodhja nga COVID-19 është gjithmonë e njëjta: Si dhe kur do të përfundojë pandemia e shkaktuar prej saj? Ndërsa nuk është ende e mundur të shprehemi me siguri për kohën, ka shumë të ngjarë që ne të mos jemi në gjendje ta zhdukim për fare sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Përkundrazi, do të jetë një lamtumirë e gjatë, e paraprirë nga – shpresohet – një bashkëjetesë gjithnjë e më e menaxhueshme me SARS-CoV-2. Pra, duke pasur parasysh praninë shumë të madhe të COVID-19 kudo, është e vështirë që vaksinat të jenë në gjendje që ta zhdukin atë plotësisht. Një skenar më real është që kjo sëmundje do të bëhet endemike. Dhe ja çfarë do të thotë kjo e fundit.
COVID, si do të përfundojë: Një ndryshim i ritmit
Fakti që një numër i madh njerëzish në botë nuk janë prekur ende nga ky virus, tregon se koronavirusi i ri ka ende “material” të mjaftueshëm për të vazhduar të qarkullojë për disa kohë. Sado cinike që të duket kjo, ne nuk jemi për viruset asgjë më shumë sesa mjete që ai përdor për t’u shumuar.
Në muajt e ardhshëm, perspektiva e një serie vaksinash të afta të kufizojnë rastet e reja bashkë me atë të një imuniteti të caktuar të popullatës e fituar me një kosto të lartë duhet të fillojë të ngadalësojë përhapjen e patogjenit.
Por largimi i tij nga skena nuk do të jetë i papritur. Në zonat me një popullsi të dendur, apo me një numër ende të lartë njerëzish të ndjeshëm ndaj infeksionit, COVID-19 do të vazhdojë të qarkullojë në një nivel të qëndrueshëm.
Kur imuniteti i fituar dhe masat e kontrollit, të arrijnë të ulin shkallën e infektimit (Rt) në një nivel të barabartë ose më të vogël se 1, pra ku secili individ infekton kryesisht një tjetër, infeksioni do të stabilizohet në një nivel konstant dhe lehtësisht të parashikueshëm. Ai do të jetë gjithnjë i pranishëm në komunitete të caktuara, por me një prani më të ulët.
Sëmundjet endemike: Karakteristikat
Duke përjashtuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose infeksionet pediatrike, të cilat janë të pranishme dhe aktive thuajse kudo, megjithëse në shkallë të ndryshme, sot shumica e infeksioneve janë endemike në zona të caktuara gjeografike. Diku tjetër, ndërhyrjet e autoriteteve shëndetësore e kanë eliminuar infeksionin, ose kushtet që i duhen atij për të qarkulluar.
Ky është rasti i malaries, etheve Dengue, virusit të Zikas, dhe shumë sëmundjeve të tjera të transmetuara nga mushkonjat, të cilat janë bërë endemike në rajonet tropikale. Sëmundjet endemike karakterizohen nga modele të përsëritura të përhapjes.
Disa përhapen më shpesh në sezone të caktuara (si gripi), të tjerët alternojnë periudha të transmetimit më të madh, me periudha të një transmetimi të ulët. Dhe të gjithë vazhdojnë të qarkullojnë, për sa kohë që ka një grup njerëzish që ende nuk janë infektuar.
Sëmundjet endemike: Çfarë roli luan imuniteti?
Infeksionet ndaj të cilave zhvillohet imuniteti gjatë gjithë jetës, si për shembull fruthi, ndaj të cilit çdo fëmijë i lindur është i ndjeshëm derisa të vaksinohet, janë më të përhapura në vendet me një shkallë të lartë lindjesh. Kjo është arsyeja pse zonat më të varfra në botë po bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, ndërsa në Perëndim, ku janë harruar pasojat e fruthit, lëvizjet kundër vaksinave po fitojnë një mbështetje gjithnjë e më të gjerë. Në sëmundjet ndaj të cilave zhvillohet imuniteti i përkohshëm, popullata e humb imunitetin për t’u bërë sërish e ndjeshme.
Viruset dhe bakteret kanë mësuar të zhvillojnë mutacione për të shmangur pengesën imune, siç e shohim edhe tek virusi i gripit. Në këto raste, vaksinat në dispozicion duhet të përditësohen nga viti në vit, për të ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme. Ne nuk e dimë se sa zgjat imuniteti ndaj COVID-19. Ai ndaj koronavirusëve të tjerë më pak seriozë mbaron pas rreth një viti .
Koronavirusi: Si mbaron pandemia
Nëse vaksinat na mbrojnë nga simptomat më të rënda të COVID-it, sëmundja mund të bëhet një nga shumë sëmundjet prej të cilave vaksinohemi, apo nga e cila vuajmë të paktën një herë në jetën tonë. Me diferencën që deri atëherë ne mund të kemi mësuar si të mbrojmë njerëzit më të brishtë.
Nëse vaksinat do t’ia dalin të pengojnë shumë transmetimin apo të garantojnë imunitet afatgjatë, ne mund të shpresojmë në skenarë më optimistë, por më pak të mundshëm: çrrënjosja e përhershme është një sfidë komplekse edhe për sëmundjet ndaj të cilave ka vaksina, apo që kanë një efikasitet të madh (si ajo kundër fruthit).
Historia na mëson se pandemitë përfundojnë shpesh më herët në një nivel shoqëror sesa në atë shëndetësor. Të lodhur nga frika, ne mësohemi me praninë e tyre më të rrallë. Tek e fundit, murtaja nuk është zhdukur plotësisht: Ajo shfaqet ende në rrethana sporadike, shumë shpesh e kurueshme me antibiotikë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...