Zlatan Ibrahimovic pranon shpërblimin e lojtarit i muajit tetor nga Serie A

00:00 | 9 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Njëri nga lojtarët më në formë të Milanit këtë edicion është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka qenë protagonist në shumicën e ndeshjeve të Milanit këtë sezon dhe fal paraqitjeve të tij “Rossonerët” janë lider të kampionatit.

Për këtë, Serie A e ka shpërblyer suedezin me çmimin e futbollistit më të mirë në Serie A.

Milani sonte (e diele) barazoi 2:2 në minutat e fundit fal Zlatan Ibrahimovicit. /Zeri.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme