Mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 në SHBA

23:39 | 8 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një numër rekord i rasteve të reja u regjistruan përsëri në Shtetet e Bashkuara, pasi më shumë se 126,000 njerëz u infektuan të shtunën.

Të dhënat janë shfaqur nga Universitetit Johns Hopkins, ku ndër të tjera thuhet se më shumë se 1 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info

Kjo është dita e katërt me rradhë ku numri i rasteve të reja në SHBA e tejkalon shifrën 100 mijë.

Evropë: Mbi 300 mijë të vdekur nga koronavirusi

Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka pasur një rritje të madhe të pacientëve të rinj në dy javët e fundit. Kështu, më 24 tetor, u regjistruan 64,000 njerëz të sapo infektuar, dhe më 7 nëntor, 104,000.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 9.8 milion amerikanë janë infektuar dhe më shumë se 237,000 shtetas amerikanë kanë vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme