Mëngjesin e së dielës, në rrugët e Vjenës ka qarkulluar një veturë e cila ka lëshuar një audio ku dëgjohen të shtëna armësh nga një altoparlant e më pas edhe ezani. Polica e Vjenës ka deklaruar se ky lloj tubimi ishte lajmëruar.
Në rrjetin social Twitter është shpërndarë një video ku përmes altoparlantit të një veture dëgjohen të shtëna armësh, e më pas edhe ezani.
Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit, dhe i kanë kërkuar sqarim Policisë.
“Çfarë po ndodh atje? Të Dielën në mëngjes një makinë me mbrojtjen e policisë lëviz nëpër rrethin e 8-të dhe luan të shtëna me zë të lartë nga një altoparlant dhe më pas myslimanët thërrasin për lutje. Përmes një muezini. A ka ndonjë shpjegim për këtë? Provokim?”, kanë shkruar qytetarët në videon që kanë shpërndarë në Twitter.
@LPDWien was ist da los? Sonntag früh fährt ein Wagen mit Polizeischutz durch den 8 Bezirk und spielt laut durch einen Lautsprecher Schüsse und dann den Gebetsruf der Muslime. Durch einen Muezzin. Gibt es dazu eine Erklärung? Provokation? pic.twitter.com/5oquYApk9S
— Omar Al-Rawi (@oalrawivienna) November 8, 2020
Përmes Twitter’it, Policia e Vjenës ka deklaruar se ky tubim është lajmëruar.
Policia thotë se personat që e kishin lajmëruar tubimin kishin deklaruar se zmadhuesit e zërit do të përdoren vetëm për të luajtur muzikë orientale.
”Këtë mëngjes ishte një takim në # Josefstadt. Kuptohet, kjo shkaktoi një trazim, moskuptim dhe refuzim. Ne duam të shpjegojmë sa vijon: Ky tubim u regjistrua për sot, nga ora 9 e mëngjesit deri në 10 e mëngjesit, me dhjetë persona nën titullin “Tolerancë dhe Diversitet”. Në kohën e njoftimit të takimit nuk kishte asnjë arsye për ndalim. Para se të nisej tubimi, personi përgjegjës deklaroi se folësit përdoren vetëm për të luajtur muzikë orientale”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Tutje Policia ka bërë të ditur se pas dëgjimit të zërave të mitralozëve, janë ndërmarrë masa, përfshirë këtu edhe hetimet për prishje të qetësisë publike dhe dyshime të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
“Pasi tubimi u largua në 9:20 të mëngjesit, fillimisht u luajt muzikë orientale. Më pas, zërat e mitralozëve dhe parullat anti-muslimane u luajtën gjithsej katër herë gjatë gjithë tubimit, për një periudhë prej 1-2 minutash. Gjatë sqarimit me Zyrën e Shtetit për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Kundër-Terrorizmit dhe marrjen e masave nga kolegët e pranishëm në vend, tubimi përfundoi në 10:00 të mëngjesit. Ankesat administrative u bënë kundër njerëzve të pranishëm, përfshirë prishjen e rendit publik dhe hetimet filluan për dyshime të gjuhës së urrejtjes”, ka deklaruar Policia e Vjenës.
Ndërkohë, një sulm terrorist ka tronditur Vjenën para pak ditëve.
Në kryeqytetin e Austrisë, persona të armatosur qëlluan pa mëshirë kushdo që u dilte përpara, ndërsa prapa vetës lanë 4 viktima e dhjetëra të plagosur.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...