Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel qytetarëve për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Me anë të një video informuese ajo kategorizon të dhënat e sakta dhe ato që përhapin panik të rremë në komunitet.
MSH citon CDC, sipas të cilës një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave, ndërsa shton se mbajtja e maskës nuk mjafton për të parandaluar përphapjen e virusit nëse nuk ruajmë higjienën dhe distancimin social.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë
Fake– Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë
Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave
Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua
Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët
Fake– Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen
Fakt– Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin
Fake– Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social
Fakt– Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...