Marrëdhënia, dhe më pas martesa e Prince Charles, 71-vjeçar dhe gruas së tij të dytë Camilla, u shoqërua nga skandale të ndryshme që nga fillimi.
Megjithëse kanë kaluar 25 vite që nga tradhëtia që Prince Charles bëri ndaj Princeshës Diana, ku edhe u shënua fundi i martesës së tyre, shumë fansa të Dianës nuk e kanë falur as Princin dhe as gruan e tij Camilla, transmeton portal arbresh.info
Kjo është arsyeja pse autori Robert Lacey shprehet në librin “Beteja e Vëllezërve” se kurorëzimi i Charles, i cili është planifikuar për vitin e ardhshëm, mund të nënkuptojë edhe përfundimin e martesës së tij me dukeshën e Cornëall.
Gjegjësisht, siç shpjegohet në librin e përmendur, shumë britanikë nuk mund të pajtohen me faktin se në të ardhmen e afërt ata duhet të kenë një dukeshë 73-vjeçare për mbretëreshë.
Edhe pse shumë e fajësojnë atë për fundin e martesës së ish çiftit mbretëror, sipas Lacey, Camille kritikohet kryesisht sepse ajo hyri në familje në momentin më të keq të mundshëm për princërit e rinj të atëhershëm William dhe Harry.
Për shkak të vdekjes tragjike të Princeshës Diana, britanikët mendojnë se ardhja në jetë e Camillës në atë kohë, ka dëmtuar rëndë shëndetin mendor të djemve, dhe për këtë arsye, ata nuk dëshirojnë ta shohin atë në majë të monarkisë.
Për shkak të të gjitha më lart, autori i librit, i cili tronditi gjykatën, por edhe publikun, nuk përjashton mundësinë që Charles mund të divorcohej para kurorëzimit në mënyrë që të kënaqte publikun dhe të merrte kurorën si një mbret që gëzon simpatinë e popullit të tij.
Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar të këtyre pretendimeve, është e përshtatshme të përmendet se divorci i këtij çifti mbretëror është shkruar disa herë, dhe “pëshpëritjet” për të janë bërë më të shpeshta./arbresh.info/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...