Maqedoni, shqiptohen 283 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

11:11 | 8 Nëntor 2020
Arbresh.info

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 283 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë ditës së djeshme (07 / 08.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sa i përket masës për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 283 shkelje”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme