Joe Biden mbrëmë (e shtunë) triumfoi në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës ndaj Donald Trump, duke e bërë të jetë presidenti i 46-të i ShBA.
Lidhur me këtë, reagimet ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet nga yjet botërorë, por jo vetëm nga shtetas amerikanë.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja nga Barbados, Rihanna, e cila vlerësoi figurën e Biden dhe të zëvendës-presidentes Kamala Harris.
“Fytyrat e krijuesve të historisë, shkelësve të kufijve dhe fituesve. Urime për të dy dhe kryesisht për popullin amerikan, Kaq punë për të bërë, aq shumë lëndime për të zhbërë”.
“Shkojmë! Jam shumë krenare për ty Amerikë!”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.
Theksojmë që Joe për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, më pas në vitin 2008 dhe tani ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale – duke u bërë në moshën 78-vjeçare ‘presidenti më i moshuar në historinë e ShBA’. /Telegrafi/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...