Bayern Munich është fitues i klasikës së parë gjermane për edicionin 2020/2021.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka fituar ndeshjen e çmendur ndaj Borussia Dortmund në Signal Iduna Park 2-3.
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick fillimisht ka folur për fitoren e arritur, duke thënë se ishte një ndeshje pozitive nga ana e skuadrës së tij.
“Ndeshja ishte shumë pozitive, kishte shumë cilësi nga të dyja ekipet. Ne ishim më të vendosur sesa ata në disa situata”.
“Dortmundi ishte i rrezikshëm falë gabimeve tona. Duhet të jemi më të duruar në disa raste, por fitorja e sotme ishte më se e merituar”, ka deklaruar Flick.
Por trajneri kampion i Evropës me Bayernin ka mbetur i shqetësuar me lëndimin e Joshua Kimmich i cili e la fushën i lënduar në pjesën e parë.
“Tani po presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Kimmich është një nga lojtarët tanë kryesorë në mesfushë. Një lëndim i tij nuk do të ishte i lehtë për t’u trajtuar”, ka deklaruar Flick.
Pas shtatë javëve të para në Bundesliga, Bayerni tanimë është lider i vetëm në tabelë me 18 pikë, ku ka shënuar gjashtë fitore dhe ka një disfatë.
Bavarezët kanë edhe sulmin më të mirë në ligë me 27 gola të shënuar teksa kanë pësuar 11 të tjerë. /Telegrafi/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...