Përvoja nga e kaluara ka bërë që presidenti Andres Manuel Lopez Obrador të përmbahet nga shpallja e Joe Biden-it si fitues.
Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador të shtunën deklaroi se do të jetë i përmbajtur nga shpallja e cilitdo kandidat si fitues në zgjedhjet e SHBA-së.
Kjo është një çështje respekti dhe “mirësjelljeje politike”, tha ai.
“Ne do të presim që të përfundojnë të gjitha çështjet ligjore në pritje. Nuk duam të jemi të pamatur. Duhet të respektojmë autonominë e vendeve të tjera”, tha ai në një konferencë shtypi në shtetin Tabasco në jug të Meksikës.
Joe Biden shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale pasi mori 290 vota të Kolegjit Zgjedhor, 20 më shumë nga 270 sa nevojiten për t’u bërë president i SHBA-së.
Vendimi i udhëheqësit meksikan vjen nga përvoja e tij kur ai kandidoi për president për herë të parë. Zgjedhjet e vitit 2006 e nxorën Felipe Calderon-in për president të Meksikës, një fitore të cilën Lopez Obrador pretendon se ishte e vjedhur dhe mashtruese.
“Votat ende ishin duke u numëruar, kurse disa qeveri të huaja tashmë filluan të pranonin fituesin e vetëshpallur, nuk kishte asnjë vendim gjyqësor dhe Calderon pranonte përgëzime. Kjo ishte e pamatur dhe ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha ai.
Lopez Obrador tha se Meksika nuk ka ndonjë problem me Biden-in ose presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe theksoi se ai ka marrëdhënie të mira me të dy.
“Unë u takova me Biden-in vite më parë. Ne patëm një intervistë, ku unë i dhashë një letër, duke shpjeguar punën tonë për Meksikën”, tha presidenti meksikan.
Ai i referohej vitit 2012, kur si kandidat presidencial i Meksikës, u takua me Biden-in kur ai ishte zëvendëspresident i SHBA-së. Letra detajonte problemin e dhunës në Meksikë dhe politikat e saj energjike dhe të migrimit.
Lidhur me Trump-in, Lopez Obrador tha se Meksika gëzon një marrëdhënie të dobishme dhe të respektueshme me presidentin e SHBA-së.
“Presidenti Trump ka qenë shumë i respektueshëm ndaj nesh; ai nuk ka ndërhyrë në vendin tonë, ne kemi bërë marrëveshje të mira së bashku”, tha ai./AA/
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...