Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron tanke dhe artileri të ushtrisë armene

09:22 | 8 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thekson se operacionet po vazhdojnë përgjatë gjithë frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Ushtria Azerbajxhanase i shkaktoi humbje forcave armene, të cilat qëlluan mbi ushtarët dhe vendbanimet e Azerbajxhanit në drejtime të ndryshme të frontit gjatë natës.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të rajoneve Agdere, Aghdam, Hocavend dhe Gubadli.

Në deklaratë thuhet se forcat armene morën goditën të rëndë në 24 orët e fundit dhe u detyruan të tërhiqeshin në disa pjesë të frontit pasi humbën personel dhe pajisje ushtarake. Ministri shtoi se ushtria azerbajxhanase shkatërroi katër tanke T-72, dy topa D-20 dhe disa kamionë të mbushur me municion që i përkisnin Armenisë.

Po ashtu theksohet se ushtria armene dje gjuajti me artileri në rajonet Terter, Berde, Aghdam, Agcabedi dhe Gubadli, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve.

Deklarata thekson se operacionet po vazhdojnë përgjatë gjithë frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Në deklaratë gjithashtu u njoftua se ushtria armene shkeli armëpushimin në kufirin e dy vendeve dhe se pozicionet e Azerbajxhanit ndaj rajoneve Tovuz, Gedebey dhe Dashkesen u hap zjarr nga territori armen./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme