Google ADS

Komunat nisin përgatitjet për festat e fundvitit

09:08 | 8 Nëntor 2020
L G

Ndonëse është kohë pandemie, Qeveria e Kosovës ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komunat e Kosovës kanë filluar procedurat e tenderimit për zbukurimin e qyteteve për festat e fund vitit.

E dy komunat e para që e kanë nisur këtë tenderim janë ajo e Suharekës dhe e Ferizajt.

Komuna e Suharekës ka planifikuar që të shpenzoj 5 mijë euro nga buxheti për dekorimin e qytetit.

Në njoftimin për kontratë që ka publikuar kjo komunë në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 10 ditë nga data e dhënies./E.Haxhiu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme