Google ADS

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

01:32 | 8 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se qumështi është miku më i mirë që do i ndihmojë ata të rriten. Me kalimin e viteve, njeriu mëson se produktet e bulmetit duhen shmangur ose nuk duhet tepruar me konsumin e tyre sepse kanë tendencën të shkaktojnë probleme me tretjen, mbipeshën e të tjerë. Pikëpyetjet janë të shumta, sidomos për ndikimin që pirja çdo ditë e qumështit tradicional ka në organizëm. Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një informacion të detajuar mbi ndikimin e qumështit në organizëm.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat. Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes. Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash

Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide. Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë. Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare Qumështi

ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban. Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D. Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë. Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës. Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron

Nga Sëmundjet Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut. Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri./AgroWeb

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme