Google ADS

Shikoni ëndërra erotike më shpesh se më parë: Si janë gjërat me ju?

00:29 | 8 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Studiuesit nga Universiteti i Freiburg, në Gjermani, kanë anketuar rreth 2,907 gra, të cilat janë pyetur për ëndërrat e tyre.

Gratë nën moshën 30 vjeç thonë se një e pesta e ëndrrave të tyre ishin erotike, ndërsa burrat e anketuar të asaj moshe, në një sondazh të veçantë, kishin një të katërtën e ëndrrave të tilla, transmeton portal arbresh.info

Numri i grave që shohin ëndërra me seks është rritur në krahasim me studimet e bëra dekada më parë, gjë që ndoshta është pasojë e popullaritetit në rritje të feminizmit.

“Besojmë se kjo ndodh për shkak se në shoqëritë moderne, gratë janë më të hapura ndaj seksualitetit në krahasim me gratë e moshuara të brezave të mëparshëm,” thuhet në studimin e  botuar në revistën Psychology & Sexuality.

“Sidoqoftë, studiuesit nuk zbuluan se çfarë lloj ëndrrash kishin gratë në krahasim me burrat dhe supozohet se ato janë të ndryshme”, shpjegoi psikologu Joe Heming, autor i studimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme