Haxhiu: Ta largojmë Hotin, Kosova meriton t’i kthehet dinjiteti

23:33 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti duhet të largohet nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

“Tani ka mbetur ta largojmë Hotin bashkë me grupin e tij që mbahen përgjegjës për pazare të pista, degradimin e nënshtrimin e vendit dhe servilitetin ndaj Serbisë!”

“Kosova meriton që t’i kthehet dinjiteti që e kishte kur vendi drejtohej nga kryeministri Kurti! Vullneti i qytetarëve edhe në Kosovë duhet të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme