Ndonëse ekspertët e shëndetësisë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me imunitetit që lë virusi i Sars Cov 2, proofesor Genc Sulcebe thotë që antitrupat e këtij virusi zgjasin deri në një vit.
Por a është i mbrojtur një person që e ka kaluar covid 19?
“Normalisht nuk duhet ta bëjë pasi ka fituar antitrupa”
Por ndonëse sporadike, ka pasur raste të personave që janë infektuar për herë të dytë. Por sipas ekspertëve e kanë kaluar më lehtë.
Në Tiranë ku ka rezultuar numri më i madh i personave të infektuar presupozohet që e kanë kaluar covid 19, 20% e qytetarëve.
Ndaj ekspertët thonë se jemi shumë larg imunitetit. Duhej të paktën 60% e popullatës të kishte kaluar coronavirusin në mënyrë që të thuhej është fituar imunitet ndaj sars cov 2, madje edhe 40% thonë ekspertet do të ishte një barrierë për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit./TCH
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim
Mblidhet Kryesia e Kuvendit të hënën