Google ADS

Konferencë për zhvillimin e sektorit privat në Gjakovë

08:06 | 6 Nëntor 2015
Arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjakovë.

Në konferencë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, që kanë të bëjnë me shërbimet që ofrohen nga qeveria dhe donatorët, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe projektet e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat.

Aktiviteti, me pjesëmarrjen e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mbahet në Hotel “Pashtriku” në Gjakovë me fillim në ora 10:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme