“Arsenali e shiti Oxlade-Chamberlain shkaku i lëndimeve”

21:56 | 7 Nëntor 2020
A. B.

Ish portieri i Liverpoolit beson se kjo ishte një blerje kualitative në Anfield më 2017, por mesfushori i talentuar vazhdon të “mungojë shumë shkaku i lëndimeve”

Liverpool kishte bërë për vete një “lojtar të jashtëzakonshëm” kur kishte blerë Alex Oxlade-Chamberlain, ka thënë Chris Kirkland, por ish portieri i Reds ka thënë se Arsenali e shiti atë për shkak se “lëndohej shpesh”.

Anglezi kaloi në Anfield në verën e vitit 2017.

Ai ka kaluar gjashtë vite në Emirates Stadium duke bërë 198 paraqitje dhe shënuar 20 gola.

“Ne e kemi parë atë të shënojë gola dhe natyrisht edhe këtu vuan nga lëndimet e tmerrshme”, ka thënë ish portieri i Liverpool, Kirkland për FootballFanCast.

“Dua të them, nëse ai nuk do të lëndohej Arsenali kurrë nuk do ta shiste atë. Ata e shitën për shkak se lëndohej”.

“Por, për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm sidomos kur është gati të luajë”. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme