Elmi Reçica, del pozitiv me Covid-19

21:44 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Reçica përms një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është vetizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur derisa ta fitojë përballjen me virusin që ka shkaktuar pandemi.

“Pas disa simptomave të lehta dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, rezultova të jem pozitiv.

Sapo mora rezultatet, jam vetëizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur përderisa ta kalojë plotësisht përballjen me virusin.

Pandemia edhe më tej është e pranishme kudo në mesin tonë, prandaj, Ju lutem, mbani maskat mbrojtëse dhe ruajeni distancën sociale, kujdesuni për veten, familjet tuaja dhe të tjerët!”, shkruan Reçica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme