Borussia Dortmund prapë nuk e ka gjetur rrugën për ta mposhtur Bayern Munchen. Skuadra verdhëezi është mposhtur në Signal Iguna Park me rezulta 2-3, në një ndeshje që e filloi më mirë por në fund e humbi atë
Borussia Dortmund është mposhtur përsëri nga Bayern Munchen, duke humbur kështu mundësinë që të jetë në vendin e parë në Bundesligë.
Me këtë fitore, tanimë në vendin e parë do të jetë Bayern Munchen që ka vazhduar me lojëra të mira, pasi që ishte mposhtur katër xhiro më parë.
Dortmund do të shënonte gol në minutën e fundit të pjesës së parë ku Reus do ta kalonte në epërsi skuadrën vendase. Por, në katër minutat shtesë, Bayerni do të reagonte dhe do të shënonte gol.
Ishte David Alaba që shënoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 4 shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Bayern e filloi fuqishëm dhe erdhi të goli në minutën e 48-të. Ish sulmuesi i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski do të shënonte gol kundër ish skuadrës së tij.
Bayern do të shënonte përsëri. Kësaj radhe goli u shënua në minutën e 80-të nga prurja e re e Bayernit, Leroy Sane.
Dortmundi u mendua që do të kthehej në lojë, pasi që në minutën e 83-të, Erling Haaland shënon gol, por tashmë ishte vonë dhe vendasit nuk arritën që të barazojnë.
Me këtë fitore, Bayern pas shtatë xhirove merr vendin e parë në Bundesligë me 18 pikë, kurse Dortmund është në vendin e 3-të me 15 pikë. /GazetaExpress/
Gjermania premton 6 miliardë euro në vit për financimin e kl...
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te Liver...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe shi
PLE e dënon sulmin në Ferizaj: Racizmi nuk ka vend në shoqër...
Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të G...
Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën