Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe fitoren së fundmi të Biden.
Lubonja në një lidhje live për News24 thotë se lajmin për triumfin e Biden e ka pritur me lehtësim dhe e cilëson një kthim në normalitet.
Sipas tij një mandat i dytë për Trump do ishte shumë i rrezikshëm pasi do të rrezikonte rëndë demokracinë, institucionet apo dhe botën me politikat e tij.
”Shkurt do thoja që , kemi të bëjmë me një kthim në noramlitet. Domethënë, është unë personalisht e kam pritur me lehtësim. Një fitore tjetër e Trump e kam parë si rrezik më të madh edhe për botën me politikat e tij shumë kontroverse, polarizuese, të njëanshme, edhe për demokracinë me prirjen e tij për të kontrolluar institucionet, për mos lejuar ato që janë vlera e Amerikës.
Amerikanët kur u ndanë nga Britania nuk donin të qeveriseshin nga një mbret, por nga një president. Ka qenë një luftë e madhe për ta konsoliduar këtë sistem në mënyrë që çdo 4 vite të ketë zgjedhje të lira, pas 8 vitesh të ikë Presidenti.
Ky e turbulloi keq sistemin që ka defektet e veta. Janë krijuar dhe premisat për zgjatje të mandatit të President.
Trump ishte kërcënim për institucionet demokratike, i personalizoi shumë, tentoi t’i kontrollojë. Në këtë kuptim është kthim në normalitet.”- tha Lubonja.
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...