Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari, ua ka uruar fitoren presidenciale Joe Biden dhe Kamala Harris.
Kusari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka thënë se është tejet e lumtur me zgjedhjen e popullit amerikan.
“E lumtur dhe krenare përtej fjalëve me zgjedhjen e popullit amerikan, e cila do rezultojë në shfaqjen e përgjegjësisë dhe funksionimin e demokracisë, jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën. Urime për presidentin Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Kusari.
Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.
Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...