Hoti uron Bidenin, pret thellimin edhe më të madh të miqësisë me SHBA-të

19:57 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Demokrat Joe Biden, është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka shprehë urime Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pres që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme