Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një takim të mëhershëm me komunitetin shqiptar në SHBA, ai kishte premtuar angazhimin e tij për të drejtat e shqiptarëve, kudo në Ballkan.
“Duhet të qëndrojmë derisa të përfundojmë punën tonë dhe ja çfarë do të thotë kjo: Definicioni i të përfunduarit të punës tonë është që të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike dhe rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – të jenë në rrugë për anëtarësim në NATO dhe të jenë në rrugë për të qenë pjesë e BE-së”, kishte thënë Biden.
Kandidati republikan pati thënë përgjatë vitit 2002, se bota duhet t’i njohë vuajtjet, dhimbjet dhe humbjet që populli shqiptar ka përjetuar.
“Serbët duhet të shohin veten në sy dhe të kuptojnë se çfarë kanë bërë liderët e tyre”.
Biden si konkluzion ka vlerësuar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë siguri botërore, pa siguri në Evropë.
“Dhe siguri në Evropë nuk mund të ketë, derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë stabile e botës”.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...