Kanë filluar reagimet nga liderët botëror për fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
Gjermania:
Ministri i Punëve të Jashtme gjerman Heiko Maas me anë të një postimi në Twitter është shprehur i lumtur me rezultatin e zgjedhjeve.
“Mirë që më në fund kemi numra real. Ne shpresojmë të punojmë më qeverinë e ardhshme amerikane. Ne duam të investojmë në bashkëpunimin tonë për një fillim të ri transatlantik, një marrëveshje të re”.
Zimbabve:
Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa në emër të të gjithë zimbabvianëve i ka uruar Joe Biden fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.
Franca:
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo me anë të një postimi në Twitter i ka uruar mirëseardhje Amerikës. Po ashtu këtë vit shënohet edhe 5 vjetori i Marrëveshjes së Parisit, e cila sipas saj kjo është një shenjë që Franca dhe Amerika të bashkohen më shumë.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri