Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në një intervistë për news24, zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku sapo është shpallur fitues Joe Biden me 284 mandate elektorale.
Berisha tha se ky ishte një rezultat i pritshëm, pasi Biden printe në të gjitha poll-et me një diferencë shumë të madhe ndaj kundërshtarit Donald Trump.
“Ky ishte një rezultat i pritshëm, ndonëse ka një proces ligjor për të cilin duhet të presim të jepen verdiktet përfundimtare. Joe Biden printe në të gjitha poll-et me një diferencë shumë të madhe në disa aspekte dhe faktikisht ai është rreth 4 milionë vota para presidentit në detyrë, Donald Trump. Në tërësi janë disa shtete, në të cilat rezultati është i ngushtë në mijëra apo dhjetëra mijëra vota, të cilat janë edhe objekt i një vlerësimi të mëtejshëm gjyqësor”, tha Berisha.
Si i keni para akuzat e Trump?
Në tërësi e shoh si ushtrimin e të drejtës të një rivali, kandidati, pjesëmarrësi në garë, për të qartësuar cdo aspekt elektoral. Nuk jam në gjendje të gjykoj vërtetësinë apo mungesën e vërtetësisë të pretendimeve të presidentit Trump, por ajo është një e drejtë e patjetërsueshme e ushtruar në mënyrë të përsëritur nga kandidatët për zgjedhje në SHBA.
Ju vetë kë kishit kandidat?
Unë kurrë ndonjëherë nuk kam bërë publike para shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve në SHBA, pasi kam menduar se cilido që fiton zgjedhjet duhet të bëjë më të mirën.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...