Rama: Ilir, nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta, shpjegoja popullit pse votove pro Raportit të Dick Marty-t

18:10 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, serish i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi presidenca përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, tha se “është nxitës i flaktë të urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë”.

Në Twitter, Rama tha se nuk mundet Meta me mbulu diellin me shoshë.

Më tej, kryeministri kërkon që Meta të tregojë pse ka votuar pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.

“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun! (Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”, shkruan Rama.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, fton Ramën të përballet publikisht me presidentin Meta, ndërsa shton se pyetjet për votën pro raportit të Dick Marty-t nuk meritojnë të marrin përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme