Bllokimi i Bullgarisë, Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit

16:32 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bllokimi i Bullgarisë që BE të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, ka nxitur opozitën në vend që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose Qeveri të zgjeruar.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se duhet të mendohet për idenë e Aleancës për Shqiptarët, për Qeveri për shpëtim nacional, e cila njëkohësisht do të menaxhonte edhe situatën e rënduar me pandeminë.

Andaj menjëherë ti lëshojnë pozitat dhe të organizojnë zgjedhje të parakohshme, në terminin kur kushtet shëndetësore do ta lejonin të ndodh diçka e tillë. Ndërsa menjëherë tani ndoshta duhet të fillojmë të mendojmë për një ide të cilën e filloi ASH-ja. Kjo është Qeveri për shpëtim nacional, qeveri teknike ose ndonjë formë tjetër. Për shkak se këto janë politikan të paaftë, të cilët shohim se na sollën deri në rrugë pa dalje- deklaroi Hristijan Mickoski.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, përsëriti qëndrimin se, vendit i duhet Qeveri e zgjeruar, sidomos kur pushteti i udhëhequr nga Zoran Zaev nuk ka shumicë në Kuvend.

I shihni dhe i ndiqni thirrjet e LSDM-së për përkrahje të Ligjeve, të rishikimet të buxheteve e kështu me radhë, për shkak se, për hir të së vërtetës, nuk mund të kalonin pa prezencën e deputetëve tonë edhe të ASH-së edhe OBRM-PDUKM-së në seancën kur votohej Rishikimi i Buxhetit. Ne jemi në gjendje kur Qeveria nuk ka shumicë, pa dallim se ka deklarata që katër vite do të qeverisin, nuk do të mund të qeverisin as katër ditë- tha Ziadin Sela, ASH.

Mickoski dhe Sela, nuk e përjashtuan mundësinë për të bërë koalicion në zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë dhe Shtip, por edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin e ardhshëm. Megjithatë, Mickoski shtoi se OBRM-PDUKM nesër do të vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Pllasnicë dhe Shtip./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme