Basha: Vala e dytë ka goditur Shqipërinë, gjendja po përkeqësohet

15:00 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një videomesazhi gjatë ditës së sotme, tha se vendi gjendet në situatë të vështirë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria, gjë e cila ka sjellë vështirësi ekonomike dhe shëndetësore në vend.

Sipas Bashës vendi ka nevojë për lidership që të ketë një plan masash për menaxhimin e pandemisë, gjë që sipas tij kanë munguar.

Më tej lideri i demokratëve i ka bërë thirrje qytetarëve për vëmendje dhe kujdes për ruajtjen e shëndetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme