Diversiteti gjuhësor është i përfshirë në të drejtën evropiane dhe kartën e të drejtave themelore dhe në marrëveshjen për themelimin e BE-së. Bashkëjetesa e gjuhëve në BE është simbol i fuqishëm për aspiratat e Unionit për unitet përmes diversitetit, ka deklaruar euroambasadori David Geer në hapjen e konferencës së tetë ndërkombëtare “Në pragun e të ardhmes: Çka pas vitit 2020” të organizuar nga Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përkthyesit dhe interpretuesit ka thënë ai janë link i rëndësishëm mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut që në hapat e parë të vendit drejt rrugës evropiane.
“Në Evropë diversiteti gjuhësor është pjesë e jetës së përditshme. Ky diversitet është burim i forcës dhe pasurisë. BE ka rreth 450 milionë qytetarë, 27 vende anëtare, tre alfabete dhe 24 gjuhë zyrtare. 60 gjuhë tjera janë pjesë e trashëgimisë së BE-së dhe fliten në rajone të caktuara ose nga ana e grupeve të caktuara”, ka thënë ambasadori Geer.
Ai ka shtuar se BE e promovon mësimin e më shumë gjuhëve përmes programeve të ndryshme siç janë Erazmus plus dhe Evropë kreative me qëllim të rinjtë të mund të flasin të paktën dy gjuhë, përveç gjuhës amë.
Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov ka thënë se shumëgjuhësia është thelbi i BE-së, ndërsa parim i barazisë gjuhësore të BE-së me 24 gjuhët e saja zyrtare dhe mbi 500 kombinimeve të mundshme gjuhësore, përkthimi dhe interpretimi i vendos si kusht të vetëm për funksionimin e saj të papenguar.
“Në pajtueshmëri me politikat e tilla të BE-së për barazi gjuhësore dhe autenticitet edhe gjuha maqedonase do të ketë status të gjuhës së barabartë dhe zyrtare të Unionit në momentin kur shteti jonë do të bëhet anëtare e plotfuqishme. Për shkak të kësaj, përkthimi i akteve juridike të BE-së patjetër të përgjigjet me standardet e gjuhës maqedonase, ndërsa ta paraqesë frymën e euro- zhargonit me të cilën do të sigurohet pasurim por edhe mbrojtje e gjuhës sonë”, ka thënë Dimitrov.
Përkthimi i i të drejtës së BE-së, ka shtuar ai, nuk është dhe nuk do ta konsiderojmë vetëm si “aktivitet të juaj të punës”, por edhe si politikë e zhvillimit të gjuhës maqedonase dhe terminologjisë.
“Me faktin se numri i faqeve që duhet të përkthehen, tani është momenti të shfrytëzojmë mundësitë dhe të kontribuojmë në standardizimin e gjuhës sonë në aspekte ku ajo ende nuk është bërë, që është me rëndësi të jashtëzakonshme në rastin e gjuhës maqedonase. Prandaj SÇE ka për qëllim të bëhet promovues i aktivitetit hulumtues në sferën e euro- zhargonit ose gjuhës juridike të BE-së për plotësimin e bazave terminologjike të reja në sfera të specializuara”, ka thënë Dimitrov.
“Ky është Unioni në të cilin synojmë dhe këto janë vlerat dhe parimet që edhe vetë duhet t’i praktikojmë, përjetojmë dhe t’i nxisim që sa më shpejtë të bëhemi pjesë e vërtetë e asaj bashkësie”, ka thënë Dimitrov.
Ndërkohë, kryetarja e Shoqatës së përkthyesve dhe interpretuesve, Ana Popova Manasievska ka thënë se numri i anëtarëve gjithnjë po rritet dhe tani numëron 110 anëtarë.
“Besoj se me numrin do të rritet edhe ndikimi i fuqisë së Shoqatës që t’i përmirësojë punët në profesion. Si shtet në prag jemi të fillojmë negociatat me BE-në dhe sot do të dëgjojmë më shumë nga ajo që nënkupton për ne dhe profesionin tonë dhe si më mirë të përgatitemi”, ka thënë Manasievska.
Konferenca është mbajtur në formatin onlajn dhe përkon me përvjetorin – 10 vjet nga ekzistimi i Shoqatës së përkthyesve dhe interpretuesve të RMV-së.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...