Google ADS

Shkon në mbi 1 milion e 753 mijë numri i të infektuarve me koronavirus

12:40 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.753.836, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 30.251, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 20.396 raste të reja me virusin dhe 364 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.312.927, me 16.803 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 5.829 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 462.518, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 7.215, me 75 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 64 milionë teste, përfshirë 550 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska ​​në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.

Po ashtu, në të gjitha qytetet, përveç Moskës, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë ndalohen të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme